Your Cart
Loading

| Rreth nesh | Pagesa | Hipnoza | Kontakt




Seanca Individuale, Terapi e mendjes!

Teknikat -praktikat më të avansuara te psikologjise amerikane:

NLP (Gjuha programuese e trurit) dhe RTT (Terapi per transformim te shpejte)


Çfarë përfshihet në seanca - terapi?


  • Hipnoterapi!
  1. Ndryshim fokusi me qëllim të ri-programimit të mendjes!
  2. Zëvendësimin e bindjeve dhe besimeve kufizuese!
  3. Ngritjen vetëbesimit e vetë-vlerësimit! 
  4. Tejkalimin e ankthit kronik e social! 
  5. Arrijte balanci emocional!
  6. Tejkalimin e frikësfobive!


  • Teknikat më të avancuara me frymëmarrje! (breathwork)


  • Teknika me shkrim!


  • Teknika për rritje vetëbesimi!



Rezultate të garantuara!

Mirësevjen në fuqizimin tënd! 🤝



| Rreth nesh | Pagesa | Hipnoza | Kontakt

Pse seanca individuale?

Rruga më e shpejtë drejt asaj që doni të arrini, është të keni një coach apo mentor i cila ka qenë aty dikur. Sportistët më të mirë, biznesmenët e suksesshëm, politikanët e suksesshëm, këngëtarë të njohur, motivatorë, gazetarë, shkrimtarë, aktorë, mentorë dhe vetë coachat më të mirë kanë coachat e tyre.


”Asnjë nuk arriti suksesin i vetëm”


Qysh në fillimet e tyre, njerëzit të cilët kanë qenë të etur për suksesin, e kanë kuptuar rëndësinë e një mentori, e kanë kuptuar se ëndërrat e tyre mund ti realizojnë shumë më shpejt me ndihmën e një mentori, sesa të ecin të vetëm gjatë rrugës drejt asaj çfarë dëshirojnë.


Pse dikush preferon seancat individuale?


Të gjithë e dimë që nuk është e thjeshtë ti besojmë dikujt problemet personale, nuk është e lehtë të flasim me këdo për sfidat me të cilat ndeshemi çdo ditë, për marrëdhëniet dhe problemet e pazgjidhura me familjarët apo qoftë edhe në vendin e punës. Është shumë e rëndësishme që t'i besojmë personit të cilin zgjedhim për tu bërë pjesë e këtij “intimiteti”. Për dikë, për arsye të ndryshme, nuk është fare e thjeshtë, të flasë para një grupi. Dikush ka dëshirë të zgjedhë oraret sipas axhendës së tij. Terapi, seanca dhe trajnime të tilla individuale janë vendime personale dhe çdo individ ka të drejtën e zgjedhjes.


Secili prej nesh ka karakterin e tij, ka formim profesional ndryshe, ka histori komplet tjetër, ka krijuar përvoja të ndryshme, është rritur me tradita dhe kulturë tjetër, e të tjera karakteristika që secilin prej nesh e bëjnë unik në këtë botë jounike.