
Rreth meje
Mua më motivojnë objektivat e larta.
Kjo është arsyeja pse punoj me ata që nuk kanë frikë nga qëllimet e mëdha, nga objektivat përtej vetes dhe që gjithashtu bëjnë gjithçka që ato ti realizojnë. Unë me ata identifikohem dhe i ndihmoj që këto objektiva ti ndjekin dhe ti realizojnë.
Nuk ka rëndësi se çfarë mendon për veten, ti je shumë më tepër se aq!
Edhe unë gjithashtu!
Jam kurioze, jam analiste, jam nxënëse e përjetshme, e dua jetën, i dua njerëzit. Më pëlqen leximi, gatimi, udhëtimet. I adhuroj sfidat, të cilat nuk më kanë munguar asnjëherë.
Gjithmonë më ka tërhequr funksionimi i trurit, marrëdhëniet dhe komunikimi, çfarë na dallon nga njëri-tjetri dhe çfarë na bashkon. Dëshira ime për të mësuar gjëra të reja dhe për të dhënë kontributin tim më çuan deri tek diplomat që mbaj sot:
Praktikante e Programimit Neuro-Linguistik,
Master Praktikante e Programimi Neuro-Linguistik,
Life & Business Coach
Master Trajnere e Hipnozës
si dhe
E VETMJA Trajnere ndërkombëtare e liçensuar e Programimit Neuro-Linguistik™ për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ju intereson më shumë rreth programeve, trajnimeve apo seancave individiale që ofroj?
Klikoni faqen time: www.shpresarupar.com.
Gjithashtu ju ftoj të më ndiqni në kanalet e tjera:
Mos hezitoni të më kontaktoni.
Email: shpresa@shpresarupar.com
Tel.: +386 31 677 245 (WhatsApp, Viber)