Your Cart
Loading

Pak nga të gjitha

On Sale
$15.00
$15.00
Added to cart

Tungjatjeta të gjithëve!

Sot kam kënaqësinë me ju prezantue me librin tem, “Pak nga të gjitha” — nji libër ku kam lanë disa prej mendimeve, ndjenjave dhe copëzave të jetës teme.

Ky libër asht për ata që mendojnë shumë, që ndiejnë thellë dhe që shpesh kërkojnë përgjigje aty ku fjalët nuk mjaftojnë.

Në faqet e tij ka pak nga gjithçka: mendime që të bajnë me u ndalë e me mendue, fjalë që të prekin, reflektime që të afrojnë ma shumë me veten, motivim për me vazhdue dhe copëza jete ku keni me gjetë edhe diçka prej vetes suaj.

Ka faqe për ditët kur na mungon forca, për çastet kur kemi nevojë me marrë frymë, për momentet kur e humbim rrugën… por edhe për ato çaste kur kuptojmë se rruga ma e rëndësishme asht ajo që na çon te vetja.

Prandaj, ky libër nuk asht veç për me e lexue.

Asht nji udhëtim për me e ndie, me e përjetue dhe me e gjetë veten mes fjalëve.

E për ata që më pyesin pse e zgjodha këtë titull, “Pak nga të gjitha”, arsyeja asht shumë e thjeshtë:

Sepse edhe jeta asht pak nga të gjitha.

Në jetë kemi dhimbje, por kemi edhe dashni.

Kemi humbje, por kemi edhe shpresë.

Ka momente kur na mungon forca, por ka edhe ditë kur e gjejmë forcën me u çue e me vazhdue përpara.

E në fund, pavarësisht gjithçkaje që na sjell jeta, kemi shumë jetë për me e jetue, shumë rrugë për me i ecë dhe shumë arsye për mos me u dorëzue.

Prandaj e quejta “Pak nga të gjitha” — sepse ky libër asht nji copëz e jetës teme, por besoj se mes këtyne fjalëve secili prej jush ka me gjetë edhe nji copëz të jetës së vet.

Faleminderit për kohën, për mbështetjen dhe për çdo fjalë të mirë që ma keni dhanë gjatë këtij rrugëtimi.

Ju uroj prej zemrës që gjithmonë të keni forcën me e jetue jetën me zemër, me guxim e me shpirt të lirë.

Me shumë respekt e dashni,

Tonçe. 


You will get a PDF (22MB) file