Your Cart
Loading
Only -1 left

Bashko pikat, shkruaj shkronjat e alfabetit

On Sale
€0.00
Free Download
Added to cart

Alfabeti shqip "Bashko pikat shkruaj shkronjat", krijuar nga Yll i vogël, është gati për gjithë vogëlushët dhe mund ta SHKARKONI FALAS.


Sugjerohet të printohet bardhë e zi e të plotësohet por nëse doni ta ripërdorni mund ta plastifikoni, në mënyrë që pasi fëmija ta plotësojë me bojëra që fshihen, mund ta fshini me letër të lagur e ta përdorni përsëri.


Seti në total përban: 

1 fletë në madhësi A4, në të cilën gjenden të gjitha shkronjat e alfabetit shqip me pika, i cili duhet plotësuar nga vogëlushi juaj (si fillim me ndihmën tuaj).


(Këshillohet të mos u shitet palëve të treta, por jeni të lirë ta dhuroni sigurisht 🎁)


Mund ta shkarkoni nga çdo lloj paisje kompjuterike dhe do të merrni një email nga Payhip për ta shkarkuar, të cilin mund ta ruani për ta printuar serisht.


Do të ishte shumë kënaqësi për ne, nëse na dërgoni foto ose video të fëmijës tuaj, duke punuar me këtë material, në faqen tonë në instagram @yll_i_vogel.


E përshtatshme për të punuar me fëmijët në shtëpi, kopshte, shkolla apo qendra terapie.


Faleminderit dhe mësim e lojë të mbarë Yje të vegjël ❤

You will get a JPG (666KB) file