Lufta Bërthamore dhe Profecitë Biblike Përkthimi në Shqip
Profetët e lashtë kishin vizione rreth "Mundimit të Madh" që duket se përshkruajnë një luftë bërthamore. Shkenca brenda dekadës së fundit shpjegon disa veçori rreth këtyre profecive.
Shkrimi i Shenjtë zbulon se njerëzit do ta shkaktojnë këtë shkatërrim të tmerrshëm.
Do të shkaktohet nga një luftë në Lindjen e Mesme, me shumë mundësi kur të ketë tensione midis superfuqive bërthamore.
Do të ndodhë kur kombet e botës të duan ta ndajnë Jerusalemin dhe ta detyrojnë Izraelin të dalë nga Judea (Bregu Perëndimor) - i cili ka qenë qëndrimi i OKB-së për më shumë se 50 vjet!
Ngjarjet e fundit tregojnë se së shpejti mund të ndodhë ose një sulm i qëllimshëm ose një aksident katastrofik.