Your Cart
Loading
Only -1 left

Muajt dhe Stinët e vitit

On Sale
€10.00
€10.00
Added to cart

Seti unik i kartave "Muajt dhe stinët e vitit" krijuar nga Yll i vogël, janë gati për gjithë vogëlushët. 


Karakteristikat e secilit muaj e stinë, të ilustruara me detaje, në çdo figurë të kartave si; çelja e sythave, luleve, frutit, rënia e gjetheve, shiut, borës etj, i bëjnë këto karta tepër tërheqëse dhe edukative. 


Ngjyrat e kontureve të secilit muaj, korrespondojnë me stinën së cilës i përkasin, duke ndihmuar kështu fëmijët të grupojnë muajt që i përkasin stinës së Pranverës, Verës etj.


Secili emërtim i shkruar në 2 gjuhë, shqip/anglisht, ndihmon fëmijët të cilët janë duke mësuar një gjuhë të dytë apo ata të cilët po mësojnë të lexojnë. 


Nëse dëshironi të ndryshoni gjuhën e shkrimeve, psh shqip/italisht, shqip/gjermanisht etj, ose nëse i dëshironi vetëm në shqip apo me shkronja kapitale, mund të kontaktoni në DM. 

(Këto ndryshime do të bëhen pa kosto shtesë) 


Sugjerohet të printohen me ngjyra dhe të plastifikohen.

Për të formuar setin e plotë duhet printuar secila faqe nga 2 kopje (pra në total 8 fletë A4, nga të cilat njërën kopje e mbani si faqe të plotë dhe kopjen e dytë e prisni sipas kontureve duke përfituar kartat)


Secila kartë bashkohet njëlloj (në fletën A4) duke ndihmuar fëmijët të identifikojnë muajt e stinët e vitit, duke mësuar edhe emërtimin e tyre, me ndihmën e të rriturit pranë tij. 


Seti në total përban: 

4 fleta në madhësi A4 dhe

16 karta (12 muajt + 4 stinët)


Ju mund t'i printoni edhe në 3 kopje secilën faqe në mënyrë që secilën kartë takeni në 2 kopje, kështu ju luani edhe duke bashkuar njëlloj 2 muaj, 2 stinë etj.


Me blerjen e këtij seti ju paguani vetëm 1 herë, por mund ta ruani file-n dhe ta printoni e të formoni karta sa herë të doni. (Këshillohet të mos u shitet palëve të treta, por jeni të lirë ta dhuroni sigurisht 🎁)

Mund te blini nga cdo lloj paisje kompjuterike dhe do te merrni nje email nga Payhip per ta shkarkuar, te cilin mund ta ruani per ta printuar serisht.


Do të ishte shumë kënaqësi për ne, nëse na dërgoni foto ose video të fëmijës tuaj, në faqen tonë në instagram @yll_i_vogel, në të cilën gjeni gjithashtu, edhe video ilustruese të këtij seti.


E përshtatshme për të punuar me fëmijët në shtëpi, kopshte, shkolla apo qendra terapie.


Faleminderit dhe mësim e lojë të mbarë Yje të vegjël ❤

You will get a PDF (4MB) file