Your Cart
Loading
Only -1 left

14 Ditë Reset Pa Stres

On Sale
€79.00
€79.00
Added to cart

Reset Pa Stres Program Ushqimor i Strukturuar 14-Ditor


⚠️Para se ta blini këtë program, bëjini vetes një pyetje me sinqeritet:



A jeni gati të ndiqni strukturë dhe të qëndroni konsistente për 14 ditë?

Nëse po kërkoni një “detox” magjik, kufizime ekstreme ose transformim brenda natës ky program nuk është për ju.

Nëse jeni gati t’i përkushtoheni trupit tuaj në mënyrë të balancuar dhe inteligjente atëherë jeni në vendin e duhur

Reset Without Stress është një program ushqimor 14-ditor i dizajnuar strategjikisht për të rikthyer trupin në balancë pas periudhave stresuese, të ngarkuara ose jashtë rutine.

Ky nuk është dietë drastike.

Ky nuk është uri.

Kjo është strukturë.

Çdo ditë përfshin:

• Porcione të balancuara dhe reale

• Receta të thjeshta dhe të qarta

• Makro të sakta për çdo ditë

• Proteina të ngopshme

• Karbohidrate të kontrolluara

• Yndyrna të shëndetshme

• Ushqime sezonale, të thjeshta dhe shtëpiake

Qëllimi?

✔ Të reduktoni fryrjen

✔ Të përmirësoni tretjen

✔ Të stabilizoni energjinë

✔ Të mbështesni humbjen e yndyrës ose mirëmbajtjen

✔ Të ndiheni më të lehta pa u ndjerë të privuara

Ky program ju jep një fillim të organizuar dhe praktik — veçanërisht i fuqishëm pas festave, udhëtimeve, periudhave me ngrënie emocionale apo stres të lartë.

Është i krijuar për të qenë i qëndrueshëm. Pas 14 ditëve, mund ta vazhdoni ose ta përsërisni sa herë të dëshironi. Ky është një bazament mbi të cilin ndërtoni — jo një zgjidhje e përkohshme.

⚡ Nëse jeni lodhur duke “filluar nga e hëna” çdo javë, ky është reset-i juaj.

✨Dëshironi një program plotësisht të personalizuar sipas kalorive tuaja, metabolizmit, përbërjes trupore dhe objektivave specifike?

Më kontaktoni direkt dhe do t’ju dërgoj paketat e mia të personalizuara të coaching-ut.

Ky është për gratë që janë gati të ndalojnë stresin dhe të fillojnë strukturën.

Trupi juaj reagon ndaj konsistencës jo ndaj ekstremeve.

Mos prisni momentin “perfekt”.

Filloni reset-in tuaj në mënyrën e duhur

You will get a PDF (54MB) file