Your Cart
Loading

MËMËSIA360° POSTPARTUM Udhërrëfyes për nënat e reja

On Sale
$15.00
$15.00
Added to cart

MËMËSIA360°


POSTPARTUM | Udhërrëfyes për nënat e reja


Nga Arlinda Çausholli


Kur lind një fëmijë, lind edhe një nënë. Por kush kujdeset për të?

MËMËSIA360° është një udhërrëfyes i ngrohtë dhe praktik për tre muajt e parë pas lindjes. Një libër për ndryshimet e trupit, emocionet që shpesh mbeten të pathëna, netët pa gjumë, marrëdhëniet dhe përpjekjen për të gjetur veten brenda një jete krejt të re.


I organizuar në 12 javë, libri të shoqëron hap pas hapi, duke të ndihmuar të kuptosh më mirë atë që po përjeton, të pranosh ndryshimet dhe të kujdesesh edhe për veten.


Çfarë do të gjesh në këtë libër?

  • Informacion dhe këshilla praktike për periudhën pas lindjes.
  • Reflektime mbi lodhjen, ndjenjën e fajit, identitetin dhe marrëdhëniet.
  • Mënyra për të komunikuar nevojat e tua, për të vendosur kufij dhe për të kërkuar ndihmë.
  • Rrëfime të nënave të tjera, që të kujtojnë se nuk je vetëm në këtë përvojë.


Me Ilustrime origjinale në grafit nga piktori Redi Greva.


MËMËSIA360° nuk është një libër që të tregon si të jesh një nënë e përsosur. Është një hapësirë ku mund të gjesh mirëkuptim, informacion dhe mbështetje, pa gjykim dhe pa pritshmëri të pamundura.

Sepse, ndërsa kujdesesh për fëmijën tënd, meriton të kujdesesh edhe për veten.


Libër digjital (PDF) | 150 faqe | Gjuha shqipe


Ky libër është një udhërrëfyes informues dhe mbështetës dhe nuk zëvendëson këshillimin apo kujdesin profesional mjekësor.


Dëshironi një kopje fizike?


MËMËSIA360° është i disponueshëm edhe në version të shtypur, sipas kërkesës. Për porosi dhe informacion mbi çmimin dhe transportin, më kontaktoni drejtpërdrejt.


Shënim: Çmimi prej 15 USD në Payhip vlen vetëm për versionin digjital (PDF).



You will get a PDF (15MB) file