eBook - Trajtojmë dhe Menaxhojmë ENDOMETRIOZËN
Plani ushqimor për menaxhimin e endometriozës dhe humbje peshe për të gjitha vajzat dhe gratë që vuajnë nga endometerioza ose duan të mbajnë nën kontroll simptomat pas kryerjes së procedurave kirurgjikale për heqjen e lezioneve të endometriozës.
E dashur lexuese,
Ne e dimë çfarë është endometrioza dhe sa e vështirë dhe sfiduese është ajo për tu menaxhuar. Ne i dimë vuajtjet dhe përpjekjet tuaja për të gjetur zgjidhje, e njohim dhimbjen tuaj, i dimë sfidat sociale, emocionale dhe psikologjike, prandaj jemi këtu për t’ju ndihmuar.
Pak fjalë mbi endometriozën: ⬇️
Endometrioza është një gjendje kronike dhe shpesh sfiduese, e cila ndodh kur indet që normalisht rriten brenda mitrës, të quajtura endometrium, fillojnë të zhvillohen jashtë mitrës, duke përfshirë vezoret, tubat fallopiane dhe indet rreth legenit. Ky ind reagon ndaj ciklit menstrual ashtu siç bën endometriumi brenda mitrës, duke u trashur, shpërbërë dhe gjakosur me çdo cikël. Por, ndryshe nga gjaku menstrual që del nga trupi, indet e endometriozës nuk kanë një rrugë të qartë për të dalë jashtë trupit, duke shkaktuar inflamacion, dhimbje dhe, në disa raste, formimin e kisteve ose adezioneve.
Endometrioza është jashtëzakonisht sfiduese sepse shpesh shkakton dhimbje të forta, të përhershme, veçanërisht gjatë ciklit menstrual, marrëdhënieve seksuale, dhe madje edhe gjatë lëvizjeve të zorrëve ose urinimit. Shumë gra me këtë gjendje përballen me vështirësi në konceptim, duke e bërë endometriozën një nga shkaqet kryesore të infertilitetit. Për më tepër, diagnostikimi i saktë i endometriozës mund të vonohet me vite, duke e bërë atë një problem të nënvlerësuar dhe të keqdiagnostikuar.
Sfida e endometriozës nuk qëndron vetëm te dhimbjet fizike, por edhe te ndikimi psikologjik dhe emocional që ka mbi gratë, pasi ajo mund të ndikojë në cilësinë e jetës, marrëdhëniet intime dhe mirëqenien emocionale. Megjithatë, me anë të trajtimit me linjën e parë trajtuese që është ushqimi, i ndjekur nga trajtimet me bimë medicinale dhe në rastet më të rënda edhe me kirurgji, ne mund të menaxhojmë dhe të mbajmë nën kontroll endometriozën.
E dini pse?!
Sepse çdogjë vjen nga ushqimi. Edhe sado klishe të tingëllojë, kjo shprehje është shumë e vërtetë:
NE JEMI ÇFARË HAMË!
Planiushqimor ka punuar shumë fort për të krijuar këtë plan ushqimor antiinflamator me efekte menaxhuese dhe shëruese kundrejt endometriozës dhe për të reduktuar kilogramët e tepërt të cilët ashtu si kjo problematikë janë sfidues për t’u eleminuar për shkak të depozitimeve të estrogjenëve në trupin e zonjave me endometriozë.
Plani ushqimor antiinflamator, përmban mbi 100 receta pa gluten, pa laktoze dhe pa sheqer, për mëngjes, dreke, darke dhe mesvakte.
Së bashku, mund tja dalim! ❤️