Çdo njeri është një ajsberg
“Çdo njeri është një ajsberg“
Ky libër është një udhëtim drejt thellësive të mendjes njerëzore, dijes dhe botës së padukshme që ekziston brenda secilit prej nesh.
Çfarë fshihet përtej asaj që shohim?
Sa horizonte të pazbuluara mbart mendja njerëzore?
Një ftesë për të parë përtej sipërfaqes, për të vënë në pikëpyetje të njohurën dhe për t’i dhënë mendjes lirinë të eksplorojë të panjohurën.
Më shumë se një libër, ai synon të jetë një busull që orienton mendjet drejt leximit, reflektimit dhe etjes së pashuar për dije.
Hapni faqet e tij dhe nisni udhëtimin drejt universit që fshihet brenda jush.