Your Cart
Loading
Only -1 left

Mjetet e transportit

On Sale
€10.00
€10.00
Added to cart

Seti i kartave "Mjetet e transportit" krijuar nga Yll i vogël, janë gati për gjithë vogëlushët. 


Sugjerohet të printohen me ngjyra dhe të plastifikohen.

Për të formuar setin e plotë duhen printuar:

Faqja e parë 1 kopje

Faqja e dytë dhe e tretë nga 3 kopje secila (pra në total 7 fletë A4, nga të cilat: faqen e parë dhe njërën kopje të faqes 2 dhe 3 e mbani si faqe të plotë dhe kopjet e tjera të faqes 2 dhe 3, e prisni sipas kontureve duke përfituar kartat)


Secila kartë bashkohet njëlloj (në fletën A4) duke ndihmuar fëmijët të identifikojnë mjetet e transportit, duke mësuar edhe emërtimin e tyre, me ndihmën e të rriturit pranë tij. 


Gjithashtu secila kartë mund të bashkohet njëlloj duke qënë se secila kartë është në 2 kopje.


Seti në total përban: 


3 fleta në madhësi A4 dhe

18 karta mjetesh transporti të ndryshme (në dy kopje secila) pra 36 karta gjithsej, nëse ndiqni udhëzimet e printimit më lart.


Me blerjen e këtij seti ju paguani vetëm 1 herë, por mund ta ruani file-n dhe ta printoni e të formoni karta sa herë të doni. (Këshillohet të mos u shitet palëve të treta, por jeni të lirë ta dhuroni sigurisht 🎁)

Mund te blini nga cdo lloj paisje kompjuterike dhe do te merrni nje email nga Payhip per ta shkarkuar, te cilin mund ta ruani per ta printuar serisht.


Do të ishte shumë kënaqësi për ne, nëse na dërgoni foto ose video të fëmijës tuaj, në faqen tonë në instagram @yll_i_vogel, në të cilën gjeni gjithashtu, edhe video ilustruese të këtij seti.


E përshtatshme për të punuar me fëmijët në shtëpi, kopshte, shkolla apo qendra terapie.


Faleminderit dhe mësim e lojë të mbarë Yje të vegjël ❤

You will get a PDF (18MB) file