Your Cart
Loading
Only -1 left

Plotëso alfabetin gjarpër

On Sale
€0.00
Free Download
Added to cart

Faqet "Plotëso shkronjat e alfabetit që mungojnë" në formë gjarpri, krijuar nga Yll i vogël, janë gati për gjithë vogëlushët dhe mund ta SHKARKONI FALAS.


Sugjerohet të printohen bardhë e zi e të plotësohen por nëse doni t'i ripërdorni mund t'i plastifikoni, në mënyrë që pasi fëmija t'i plotësojë me bojëra që fshihen, mund t'i fshini me letër të lagur e t'i përdorni përsëri.


Seti në total përban: 

3 fleta në madhësi A4, nga të cilat njëra shërben si model që fëmija të shohë alfabetin e plotë me të gjitha shkronjat, ndërsa në dy të tjerat mungojnë disa shkronja, të cilat duhet t'i plotësojë fëmija (fillimisht me ndihmën tuaj).


(Këshillohet të mos u shitet palëve të treta, por jeni të lirë ta dhuroni sigurisht 🎁)


Mund ta shkarkoni nga çdo lloj paisje kompjuterike dhe do të merrni një email nga Payhip për ta shkarkuar, të cilin mund ta ruani për ta printuar serisht.


Do të ishte shumë kënaqësi për ne, nëse na dërgoni foto ose video të fëmijës tuaj, duke punuar me këto fletë, në faqen tonë në instagram @yll_i_vogel.


E përshtatshme për të punuar me fëmijët në shtëpi, kopshte, shkolla apo qendra terapie.


Faleminderit dhe mësim e lojë të mbarë Yje të vegjël ❤

You will get a PDF (15MB) file