50 Receta për fëmijë 1+ vjeç
Libri “50 receta për 1+ vjeç” është krijuar për të ndihmuar prindërit të përgatisin ushqime më të shëndetshme dhe të shijshme për fëmijët e tyre.
Ky “botim i dytë” fokusohet në fazën pas vitit të parë të jetës, për fëmijët 12 muajsh e lart.
Libri përqëndrohet në një kombinim vaktesh të plota dhe ushqimesh që hahen me dorë, duke mbështetur pavarësinë në të ngrënë dhe eksplorimin e shijeve të reja. Nuk ka mënyrë të gabuar për ta ushqyer fëmijën tuaj, thjesht zgjidhni atë që funksionon më mirë për ju dhe fëmijën tuaj.
Brenda këtij libri do të gjeni 50 receta të thjeshta, të shëndetshme dhe të shijshme.
Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa kur vogëlushi juaj miraton punën tuaj në kuzhinë, dhe jam e sigurt që këto receta do t’jua ofrojnë këtë!
Le të fillojmë gatimin!