Your Cart
Loading
atman

- atman -

Ekziston në univers një pemë e cila përmban vetë jetën me çdo ngjyrim të saj. Udha për gjetjen e kësaj peme ngandonjëherë shkon përtej lartësive që mund të shohë syri apo mund të imagjinojë mendja, madje hera-herës shkon përtej vetë jetës, përtej kuptimit të gjërë për të. 


Ky tregim vjen për të dhënë një shije të frutave të saj. Vendet që do të përshkojmë së bashku do të jenë të ndryshme si në lartësi ashtu dhe në terren, por të gjitha kanë një të përbashkët: janë të gjitha degë të së njejtës pemë.


Të ftoj të vish në këtë udhëtim e të më lejosh të tregoj diçka që kam dëshirë dhe thirrje ta ndaj me të gjithë ata që i duan Frutat e Jetës.


Only -1 left

Mallkimi i Shkrimtarit

On Sale
$5.55
$5.30
Added to cart
Ky libër, nisi rrugën e tij nga mendja ime shumë vite më parë. U desh kohë që fjalët të merrnin trajtën dhe kuptimin e duhur për të ardhur ashtu sic ndieja se duhej të vinin. Shumë nga ato që shkrova u zhdukën, për të lënë vetëm këto që ndodhen këtu.

Do të më njohësh thjesht si FISNIKU pasi jeta ime personale nuk ka të bëjë fare me atë Artistike. Jo për tu fshehur, por për të vënë fokusin aty ku duhet

Për redaktimin e këtij libri, nuk di si të falënderoj mjaftueshëm Prof. Edmond Tupja, sepse kjo, është diçka që më bën të ndihem krenar. Të falem nderit Profesor!

Sa për ty, do të doja të kisha mundësinë të t’i jepja të gjitha mesazhet që kam me një kërcitje gishtash, por ky tregim i shkurtër që mban në duar, ishte më e mira që mund të bëja për të t’i përçuar.

Uroj të gjesh e shijosh, të gjitha ndjesitë me të cilat kam veshur fjalët, e të tjera që kam fshehur nëpër rreshta. Për ty i kam lënë aty, ashtu, të gjalla. Shpresoj ta shijosh proçesin e përjetimit sa më gjatë, e mbi të gjitha, të ngacmoj pak atë njeriun tënd të mirë, me një fokus pak të ndryshëm nga ai i përditshmërisë tonë.

Shpresoj të rigjehemi në libra. Do të të pres atje...
You will get a EPUB (67KB) file