Your Cart
Loading

Nuk ke nevojë për eksperiencë!

Në Bliss Dance Academy, çdo kurs është ndërtuar për të të ndihmuar të mësosh gradualisht, të ndihesh më i sigurt dhe të shijosh procesin.

Rreth Bliss Dance Academy

E themeluar në vitin 2024 nga Kevin Gjata dhe Jaela Shkreko, instruktorë profesionistë me background në dance sport dhe valle popullore.


Bliss Dance Academy është një akademi e dedikuar artit të vallëzimit, edukimit artistik dhe promovimit të kulturës së kërcimit. Akademia ofron një gamë të gjerë kursesh për të gjitha moshat dhe nivelet, duke përfshirë kërcimet latine, si Salsa, Bachata, Rumba, Cha Cha Cha, Samba dhe Paso Doble, si dhe Reggaeton, Ballroom Dance, valle tradicionale shqiptare dhe greke. Gjithashtu, ofron kurse të dedikuara për fëmijët mbi 4 vjeç, duke nxitur zhvillimin e tyre artistik dhe fizik përmes lëvizjes dhe ritmit.


Përtej aktivitetit të saj edukativ, Bliss Dance Academy është themeluese dhe organizatore e festivalit ndërkombëtar vjetor Tirana Dance Experience, një aktivitet që bashkon kërcimtarë nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e përvojave, kulturave dhe pasionit për vallëzimin.

Përmes profesionalizmit, përkushtimit dhe pasionit, Bliss Dance Academy synon të promovojë artin e vallëzimit dhe të krijojë një komunitet ku çdo individ mund të zhvillojë aftësitë e tij dhe të shprehë veten përmes lëvizjes.