MENAXHO ANKTHIN (workbook)
Nëse ankthi të mbush mendjen me “çfarë nëse…” dhe të vështirëson gjetjen e qetësisë, kjo fletore pune është krijuar për ty.
Një udhëzues praktik për të kuptuar dhe menaxhuar ankthin përmes ushtrimeve të bazuara në psikologji, CBT dhe parimeve islame, të ndërthurura me meditime, reflektime, dua, afirmime dhe praktika të qetësimit.
Hap pas hapi, do të mësosh të kuptosh mendimet e tua, të qetësosh trupin, të përballosh frikën dhe të kultivosh më shumë qetësi, besim dhe qëndrueshmëri.
Nuk ke nevojë t’i bësh të gjitha menjëherë. Fillo me një hap.