Your Cart
Loading

Arlinda Ahmedi është një autore e përkushtuar ndaj rritjes shpirtërore, shërimit të brendshëm dhe vetëçlirimit të njeriut.


Përmes veprave të saj, ajo përcjell një mesazh sa të thjeshtë, aq edhe të thellë: vështirësitë nuk vijnë për të na thyer. Disa sprova shërbejnë si ftesë për t'u mbështetur plotësisht te Allahu, për të zbuluar veten dhe për të gjetur një forcë të fshehur që nuk e dinim se e besonim brenda nesh.


Shkrimet e Arlindës synojnë të nxisin reflektim të thellë, të ngjallin shpresë dhe të ndërtojnë një lidhje më të vetëdijshme e shpirtërore me Krijuesin.



Ajo nuk pretendon se zotëron të gjitha përgjigjet; përkundrazi, e sheh veten si një udhëtare që vazhdon të mësojë, të sprovohet dhe të rritet çdo ditë në këtë rrugëtim të përbashkët.