RIFILLO Premium - Workbook CBT + 8 seanca Mentorim Individual
RIFILLO Premium
Program Intensiv me Mentorim 1:1
RIFILLO Premium është një program 30-ditor i bazuar në parimet e Terapisë Kognitive-Sjellore (CBT), i krijuar për ata që dëshirojnë një proces më të thelluar reflektimi, zhvillimi personal dhe mbështetjeje individuale.
Ky program kombinon ushtrime praktike, vetëvëzhgim të strukturuar dhe mentorim të personalizuar për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë mendimet, emocionet dhe sjelljet tuaja, duke ndërtuar zakone të reja për më shumë qetësi, qartësi dhe mirëqenie emocionale.
Paketa përfshin
✔ Workbook-in me ushtrime praktike CBT (PDF)
✔ 8 seanca individuale online
✔ 2 seanca në javë × 30 minuta
✔ 1 muaj ndjekje dhe mbështetje e personalizuar
✔ Strategji praktike për menaxhimin e ankthit, stresit dhe mendimeve shqetësuese
✔ Udhëzim individual gjatë gjithë procesit
Si funksionon?
Pas përfundimit të pagesës, do të merrni akses të menjëhershëm në materialet e programit.
Brenda 48 orëve do të kontaktoheni për të organizuar kalendarin e seancave online sipas disponueshmërisë suaj.
Për kë është ky program?
• Për persona që dëshirojnë më shumë mbështetje gjatë procesit të ndryshimit personal.
• Për ata që kërkojnë të zhvillojnë vetëdije emocionale dhe strategji të reja për përballimin e sfidave të përditshme.
• Për këdo që dëshiron të investojë në mirëqenien, qartësinë dhe zhvillimin e vet personal.
Vëzhgo • Shkruaj • Kupto • Ndrysho
Shënim: Programi RIFILLO ka karakter edukativ dhe zhvillimor dhe nuk zëvendëson diagnostikimin apo trajtimin psikologjik të ofruar nga profesionistë të licencuar të shëndetit mendor.
📖 Language Note
This edition of RIFILLO Premium is currently available in Albanian.
I created it first to support the growing need for practical, evidence-informed resources for personal growth and emotional wellbeing within the Albanian-speaking community.
If you're interested in an English edition, please feel free to contact me. I'd be happy to let you know when it becomes available.