RIFILLO TEEN – Workbook CBT + 4 Seanca Mentorim Individual
RIFILLO TEEN – PAKETA INTENSIVE
Rifillo Teen Intensive është një program individual 30-ditor për adoleshentë, i krijuar për t’i ndihmuar të kuptojnë më mirë veten, emocionet dhe mendimet e tyre, të zhvillojnë vetëbesimin dhe të përballojnë më mirë stresin, pasigurinë dhe situatat e vështira.
Paketa përfshin:
- 4 sesione individuale online × 30 minuta
- Program pune 30-ditor
- Materiale dhe ushtrime praktike të përshtatura për moshën
- Ditar të mendimeve dhe emocioneve
- Ushtrime të shkurtra ndërmjet sesioneve
- Objektiva individuale dhe ndjekje të progresit
4 fokuset kryesore
Sesioni 1 – Kuptoj veten
Emocionet, mendimet, shqetësimet dhe objektivi personal.
Sesioni 2 – Kuptoj mendimet e mia
Mendimet automatike, vetëkritika, frika dhe dallimi mes mendimit dhe faktit.
Sesioni 3 – Menaxhoj emocionet
Mjete praktike për stresin, ankthin, zemërimin, presionin dhe emocionet e forta.
Sesioni 4 – Ndërtoj siguri te vetja
Vetëbesimi, komunikimi, marrëdhëniet, kufijtë personalë dhe vazhdimësia pas 30 ditëve.
Përfshin të gjithë programin, 4 sesionet individuale, materialet e punës dhe ndjekjen e progresit gjatë muajit.
Rifillo Teen Intensive nuk është vetëm 4 takime. Është një proces 30-ditor që e ndihmon adoleshentin të punojë gradualisht me veten dhe të ndërtojë mjete që mund t’i përdorë edhe pas përfundimit të programit.