RIFILLO Intensive – Workbook CBT + 4 Seanca Mentorim Individual
Mirë se vini në RIFILLO Intensive
30 ditë për qetësi, qartësi dhe ndryshim të brendshëm
RIFILLO Intensive është një program i bazuar në parimet e Terapisë Kognitive-Sjellore (CBT), i krijuar për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë mendimet, emocionet dhe sjelljet tuaja, duke zhvilluar strategji praktike për më shumë mirëqenie emocionale dhe zhvillim personal.
Ky program kombinon ushtrime të strukturuara, reflektim personal dhe mentorim individual për t'ju mbështetur gjatë procesit të ndryshimit.
Çfarë përfshin paketa?
✔ Programin RIFILLO – 30 ditë për qetësi, qartësi dhe ndryshim të brendshëm
✔ Workbook-in me ushtrime praktike CBT (PDF)
✔ 4 seanca individuale online
✔ 1 seancë në javë × 30 minuta
✔ 1 muaj mbështetje dhe ndjekje
✔ Udhëzim i personalizuar gjatë procesit
Si funksionon?
Pas përfundimit të pagesës, do të merrni akses të menjëhershëm në materialet e programit.
Brenda 48 orëve do të kontaktoheni për të organizuar seancat online sipas disponueshmërisë suaj.
Për kë është ky program?
• Për persona që dëshirojnë të menaxhojnë më mirë stresin dhe ankthin.
• Për ata që kërkojnë më shumë vetëdije emocionale dhe qartësi mendore.
• Për këdo që dëshiron të ndërtojë zakone të reja dhe më funksionale për mirëqenie personale.
Vëzhgo • Shkruaj • Kupto • Ndrysho
Shënim: Ky program ka karakter edukativ dhe zhvillimor dhe nuk zëvendëson diagnostikimin apo trajtimin psikologjik të ofruar nga profesionistë të licencuar të shëndetit mendor.
📖 Language Note
This edition of RIFILLO Intensive is currently available in Albanian.
I created it first to support the growing need for practical, evidence-informed resources for personal growth and emotional wellbeing within the Albanian-speaking community.
If you're interested in an English edition, please feel free to contact me. I'd be happy to let you know when it becomes available.