About Me
Quhem Aurora Memushaj (Bushati), jam diplomuar për Psikologji në vitin 2006, pasuar nga studimet nivel master në vitin 2011, licensuar pranë Urdhërit të Psikologut. Gjithashtu jam trajnuar në Psikoterapi dhe mbaj Certifikatën Europiane të Psikoterapise dhe Certifikatën e Institutit të Beogradit për Psikodramë.
Një tjetër trajnim i kryer pranë një klinike prestigjioze në Itali, i përket trajtimit psikologjik të varësive duke e pasuruar fushën time të ekspertizës në shëndetin mendor.
Eksperienca 18 vjeçare në fushën e psikologjisë dhe shëndetit mendor, ka filluar me një periudhë 10 vjeçare në Klinikën Universitare Spitalore "Nënë Tereza", eksperte në disa projekte pranë OJF-ve të ndryshme, si ekperte psikologe gjyqësore, etj.